Konjufca: Kur nuk kemi një qëndrim unik siç e kemi pasur qe 30 vite, atëherë rrezikohet shtetësia

11:14 am 11.02.19

Në një intervistë ekskluzive për Programin e Mëngjesit në Radio Urban FM 103.5, nënkryetari dhe kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca foli për zhvillimet e fundit politike në vend, duke i vlerësuar edhe më negative sesa ato gjatë të 2018-së, duke i dhënë argumentet se pse qytetarët dhe të vetëdijesohen dhe të jenë më aktiv për të ruajtur atë që është krijuar me shumë sakrificë, Republikën e Kosovës në kufijtë e saj të pranuar ndërkombëtarisht.

 

“Gjatë 2018-së kur dukej se Ramushi mund t`i rezistoj dhe ka një qëndrim më parimor sa i përket dialogut me Serbinë, d.m.th kishte një qëndrim të prerë kundër shkëmbimit, ndarjes, korrigjimit të kufijve me Serbinë, dhe kur PSD-ja ishte në opozitë dhe kundërshtonte këtë formë të dialogut, unë isha më optimist sesa tash në fillim të 2019-së kur gjithnjë e më shumë po shihet se Ramushi përpos retorikës dhe deklaratave “të forta” kundër idesë së Thaçit megjithatë po vazhdon të deklaron se ai Presidenti me kushtetutë e ka të drejtën për të negociuar dhe tash kur edhe PSD-ja u bë pjesë e këtij dialogut, dua të them se tash vlerësoj se i kemi punët më keq sesa në 2018” ka deklaruar ndër tjerash në një intervistë ekskluzive për Programin e Mëngjesit në Radio Urban FM 103.5 sot, Glauk Konjufca njëri nga themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Konjufca gjithashtu ka sqaruar edhe njëherë prishjen dhe akuzat në vazhdimësi të pjesëtarëve të PSD-së,sidomos Dardan Molliqajt kundër figurës së tij.

“Tash ata kanë ndalur sulmet kundër Albinit por kanë filluar me sulme të reja me qëllim që të prishin binomin Konjufca – Kurti që sipas idesë së tyre do të ndikonte në shkatërrimin e Lëvizjes” ka komentuar akuzat personale drejtuar kundër tij nga ana e Molliqajt të PSD-së.

Kryetari i grupit parlamentar të LVV-së, Glauk Konjufca ka përkujtuar qytetarët që Kosova është republikë parlamentare dhe se Hashim Thaçi para se të zgjidhet President ka qenë deputet i Parlamentit të Kosovës dhe si i tillë ai e përfaqëson Kosovën në arenën ndërkombëtare vetëm duke u bazuar në vendimet dhe qëndrimet e Parlamentit.

“Thaçi nuk po i thotë kuvendit se do të flas me Vuçiçin për arritjen e marrëveshjes përfundimtare që përfshin edhe ndërrimin e kufijve, pra që paraprakisht të kërkoj leje për këtë siç e përcakton kushtetuta, por ai po thotë që tashmë unë kam biseduar me kryetarin serb për këtë çështje, që është shkelje e kushtetutës së Kosovës” ka argumentuar Konjufca vendimin e Lëvizjes Vetëvendosje që të mos merr pjesë në këtë formë të dialogut me Serbinë.

Intervistën që shkoi live këtë mëngjes të 11 shkurtit, në Radio urban FM 103.5 në programin e mëngjesit moderuar nga Ari, mund t`a dëgjoni duke klikuar në linkun:

https://www.mixcloud.com/arientin-abdyli-ari/nenkryetari-i-lvv-glauk-konjfca-live-interview-me-ari-radio-urban-fm-1035-morning-show-110219/?fbclid=IwAR0OQUDiS_ZjNLl7FS5Nj5Em2bmqqdvtZr_AtNxiHfCo4LbW7Jv2C2GYNMc

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM