Konferenca e marketingut dixhital sjell mbi 200 pjesëmarrës në Tiranë

11:42 am 21.09.17

 

Një konferencë unike do të mbahet më 12 tetor në Tiranë.

Organizuar nga AllWeb, mbi 200 pjesëmarrës do të flasin mbi marketingun dixhital dhe strategjitë e tyre të biznesit.

Menaxherë marketingu, përfaqësues të agjencive të marketingut dhe PR, menaxherë drejtues të lartë, sipërmarrës madje edhe student do të jëne pjesë e kësaj konference.

“Ne synojmë të zgjerojmë gamën e temave që do të diskutohen këtë vit, duke patur parasysh reagimet pozitive që morëm nga pjesëmarrësit vitin e kaluar” ka thënë Gerti Boshnjaku, themelues i Neë Media Communications, agjencia që organizon eventin në Shqipëri, transmeton Top Channel.

“Rendi i ditës është menduar mirë dhe folësit janë zgjedhur në mënyrë që secili pjesëmarrës të ketë të preferuarin e tij”.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM