Kompjuterë nëpër gjithë botën po infektohen nga ky program bllokues

8:53 pm 12.05.17

 

Një numër i madh i kompjuterëve në mbarë botën janë infektuar nga një program kompjuterik që njihet si ‘ransomware’ dhe që kërkon para nga përdoruesit për t’u zhbllokuar kompjuterin.

BBC raporton se kompjuterë në mijëra lokacione në mbarë botën janë bllokuar nga ky program i cili kërkon 300 dollarë në Bitcoin për të zhbllokuar kompjuterin.

Gjatë ditës së premte ka pasur raportime për infketim nga ky program nga më shumë se 70 vende, përfshirë Britaninë e Madhe, Rusinë, Spanjën, Italinë, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM