Koleksioni i Patricia Nugee, 37 libra unikë për Skënderbeun

6:20 pm 07.05.18

 

Të martën, 8 maj, nga ora 11.30, në Muzeun Historik Kombëtar në Shqipëri hapet ekspozita “Jehona përmes shekujve-Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me koleksionin e Patricia Nugee, i cili përbëhet nga 37 libra unikë.

Kjo ekspozitë, mbi figurën e Heroit Kombëtar, i cili ka tërhequr vëmendjen e historianëve, por edhe të shkrimtarëve evropianë përgjatë shekujve, çelet në kuadër të “Javës së Europës” dhe Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeu, transmeton Gazeta Shqip.

Një numër shumë i madh autorësh, të epokave të ndryshme historike dhe rrymave të ndryshme letrare, i janë përqasur kësaj figure duke krijuar një mori veprash të gjinive dhe lloje të ndryshme letrare.

Disa vite më parë anglezja Patricia Nugee ka prezantuar në Qendrën Kulturore të ushtrisë këtë koleksion të rrallë me vepra mbi Skënderbeun. Në koleksion janë botime të rralla nga autorë si Lavardin,Jean de Bussieres, Plutarku, Frank Bardhi e Marin Barleti. Nisur nga pasioni I saj mbi historinë Patricia prej vitesh nisi një hulumtim mbi jetën e Skënderbeut, për të blerë më pas çdo libër që fliste mbi jetën e tij. Sot ky koleksion I cili vlen shumë, është një pasuri që e sjell jetën e heroit tonë përmes rrëfimeve tepër interesante. Nugee njihet botërisht dhe është vlerësuar edhe me mirënjohje nga ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu për pasionin e rrallë dhe koleksionin më të pasur, me më shumë se 500 ekzemplarë, kushtuar heroit tonë kombëtar të shkruar në rrjedhën e shekujve.

 

…lexo intervistën 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM