KMDLNj kërkon hetim ndaj KEDS për shpërdorim të faturave

12:33 pm 15.06.17

 

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë, nëpërmjet një komunikate thotë se në vazhdimësi ka reaguar në mbrojtje të drejtave të shpenzuesve të energjisë elektrike që janë dëmtuar, qoftë me fryrjen e faturave, llogaritjes së tarifave, të moskompenzimit të dëmeve që i janë shkaktuar amvisërisë dhe bizneseve deri te rastet më tragjike që kanë përfunduar me fatalitet, si pasojë e djegies së shtëpive për shkak të rrymës.

“KMDLNj ka qenë sidomos i shqetësuar për faktin se shpenzuesit e rrymës shqiptarë, boshnjakë, turq dhe të komuniteteve tjera të përkatësisë joserbe kanë qenë të detyruar t’i paguajnë faturat për rrymën e shpenzuar për serbët (në veri të Kosovës dhe lokalitetet tjera në Kosovë) që është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, shpërdorim i autoritetit dhe detyrës zyrtare, falsifikimi i faturave dhe përmbajtja e pavërtetë e faturave për shpenzime reale për qytetarët e Kosovës që janë detyruar të paguajnë për të tjerët, konsumatorë të papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm siç janë serbët e veriut të cilët nuk i kanë lejuar punëtorët e KEDS – it t’i lexojnë njehsorët shkaku se nuk e pranojnë autoritetin e KEDS – it dhe as të institucioneve kosovare. KMDLNj pati kërkuar nga ZRRE që t’i mbrojë konsumatorët duke kontrolluar çmimet e rrymës si dhe duke hetuar ankesat e shumta të konsumatorëve kurse tash po del se ZRRE ka qenë në anën e shpërdoruesve të faturave që diskriminonin paguesit e rregullt duke ua ngarkuar shpenzimet (faturat) e pa paguara të energjisë elektrike nga serbët e veriut të Kosovës. KEDS, në rast të tejkalimit të afatit për pagesë të rrymës në mënyrë të pamëshirshme ua ka ndërprerë rrymën qytetarëve joserbë të Kosovës përfshirë këtu kategoritë e cenueshme si pensionistët, kategoritë sociale si dhe pjesëtarëve të komunitetit romë, ashkali dhe egjiptas që nuk kanë pasur mundësi t’i paguajnë faturat për rrymën e shpenzuar. Zbatimi i standardeve të dyfishta në trajtimin e konsumatorëve për të njëjtat shërbime është diskriminim që është i dënueshëm , si nga aspekti i të drejtave të njeriut ashtu edhe nga aspekti ligjor”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut thërret autoritetet përkatëse të bëjnë hetime për këto shpërdorime dhe ndaj tyre të merren masa në përputhje me ligjin sikur që të merren masa për kompensimin e dëmit që u është shkaktuar konsumatorëve që janë detyruar t’i paguajnë faturat e fryra dhe të falsifikuara për rrymën që nuk e kanë shpenzuar .

Faturimi i falsifikuar për energjinë, sipas KMDLNj-së, nuk është shpenzuar realisht paraqet shkelje të Kushtetutës së Kosovës dhe 5 ligjeve si dhe Neni 1 i Protokollit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM