Kjo kompani dëshiron të lëshojë reklama gjigande me ngjyra në qiell

10:07 pm 08.01.19

Kompania ruse StartRocket thotë se dëshiron të shfaqë reklama në qiellin e natës duke përdorur rrezet e satelitëve, ky video koncept nga kompania paraqet se si do dukej logoja e McDonald’s dhe KFC duke fluturuar në qiell si konstelacion. Sipas udhëheqësit të projektit Vlad Sitnikov, ky manipulim i qiellit të natës është hapi tjetër i madh për reklama.

“Ne jemi të sunduar nga markat dhe eventet,” tha pronari për Futurism. “Super Bowl, Coca Cola, Brexit, Lojërat Olimpike, Mercedes, FIFA, Supreme dhe muri meksikan. Ekonomia është gjaku i shoqërisë. Argëtimi dhe reklamimi janë në vitale për shoqërinë bashkohore. Ne në të ardhmen do të jetojmë në hapësirë, dhe njerëzimi do të fillojë të shpërndajë kulturën e saj në hapësirë.”

 StartRocket thotë se do të nisë atë që e quan ‘Orbital Display’ në vitin 2020 dhe do të fillojë të shfaqë reklama në qiellin e natës në vitin 2021. Satelitët e tij Cubesat do të orbitojnë në një lartësi prej 400 deri në 500 kilometra dhe do të jenë të dukshme nga toka për rreth gjashtë minuta, tha një përfaqësues i kompanisë për Futurism.

Kompania nuk ka treguar se sa mund të kushtojë një reklamë hapësinore, por  markat do të paguajnë për reklamat, sepse “egoja është më e ndritshme se dielli”.

Randy Segal, një avokat i specializuar në hapësirën dhe të drejtën satelitore në firmën Hogan Lovells, tha për Futurism se projekti mund të jetë teknikisht i realizueshëm, por StartRocket mund të ballafaqohet me pengesa rregullatore në mbarë botën.
“A është teknologjikisht e mundur? Po, “tha Segal. “A është diçka që rregullatorët dhe do të lejojnë? është e diskutueshme. “Sfida kryesore rregullatore që kompania mund të përballet, tha se do të ishte nëse satelitë e saj do të ndërhyjnë në sigurinë e aviacionit.-raporton UrbanFm

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM