Kjo këngë e kishte bërë dikur Liam Gallagherin të qaj

7:10 pm 13.06.18

 

Frontmeni i bendit Travis, Fran Healy, ka zbuluar një detaj interesant nga e kaluara e karierës së tij.

Një natë më parë bendi performoi në Royal Festival Hall në Londër, dhe aty këngëtari tregoi se kënga ‘Luv’ dikur e kishte bërë të qaj atëherë frontmenin e bendit Oasis, Liam Gallagher.

“Ne e suportonim Oasis gjatë turneut ‘Be Here Now’ në vitin 1997, dhe ishte sikur po suportoje The Rolling Stones, ishin aq të mëdhenj në atë kohë,” i ka thënë Healy turmës para se të filloj të këndoj këngën ‘Luv’.

“Unë isha mbrapa skenës dhe Liam Gallagher ishte ulur aty dhe më thirri, ‘Ti eja këtu’. Kështu që unë iu afrova dhe ai më tha ‘Më luaj një këngë’.”

“Isha mjaft nervoz dhe vetëm mora kitarën time dhe nisa të luaj këtë këngë që do të luaj tani. Isha aq nervoz sa nuk mund ta shikoja atë. Kur përfundova këngën, e shikova dhe pashë lotë që rridhnin në fytyrën e tij.”

 

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM