Kjo është fotoja më e pëlqyer në Instagram për vitin 2017

4:16 pm 30.11.17

 

Në tri fotot më të pëlqyera në Instagram për vitin 2017 bëjnë pjesë edhe futbollisti portugez Cristiano Ronaldo dhe këngëtarja amerikane Selena Gomez.

Por, vendin e parë për nga pëlqimet për këtë vit e ka zënë fotografia e këngëtares Beyonce.

Fotoja e Beyonce që tregonte se ishte shtatëzënë dhe priste binjakë theu rekordin qysh në muajin shkurt kur u postua në rrjetin social. Atëherë ajo arriti 7.3 milionë pëlqime, derisa deri më tani ka 11.1 milionë.

“Duam të ndajmë dashurinë dhe lumturinë tonë. Jemi bekuar dy herë.” kishte shkruar Beyonce duke dhënë lajmin se ajo priste dy fëmijë bashkë me burrin Jay Z.

 

 

Ndërkohë, në tri fotot më të pëlqyera gjatë vitit 2017 në Instagram bënë pjesë edhe Cristiano Ronaldo, me foton që tregonte se priste të bëhej përsëri baba. Kjo foto ka 11 milionë pëlqime.

 

 

Fotoja e Selena Gomez, ku këngëtarja tregonte se gjendej në spital duke pritur transplantin e veshkës, ka marr 10.3 milionë pëlqime.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM