Kitarja e Kurt Cobain në ankand për dhjetë ditët e ardhshme  (foto)

7:07 pm 16.02.17

kurt1

 

Një kitare nga koleksioni personal i Kurt Cobain ka dalur sot në ankand.

Kitarja e llojit Hagstrom Blue Sparkle Deluxe, mendohet se i ishte dhuruar vokalistit të Nirvanas më 1992 si dhuratë për krishtlindje, dhe ai e mbajti atë deri në vdekjen e tij, më 1994.

 

kurt2

 

Më pas, gruaja e Cobain, Courtney Love, i dha kitarën një shoku i cili luante në një bend të muzikës grunge në Seattle, para se intrumenti të binte në duart e Nathan Fasold, një koleksionues i sendeve muzikore nga Portland.

Tani, kitarja është vendosur për shitje në një ankand në eBay, dhe do të qëndroj aty deri më 26 shkurt.

Fasold ka bashkëpunuar me eBay përmes një marrëveshjeje që 10% nga fitimi final i shtijes së kitarës të shkojnë si bamirësi për organizatën Transition Projects, Inc, nga Portland, e cila ndihmon njerëzit në fazën kalimtare nga të qenit pa kulm mbi kokë në mundësinë për të pasur një shtëpi.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM