Kitaristi Petrit Çeku mahniti të pranishmit në Zagreb 

4:08 pm 19.03.17

 

Kitaristi shqiptar Petrit Çeku ka performuar mbrëmë në Sallën e Koncerteve Lisinski në Zagreb para 2 mijë e 200 artdashësve të muzikës së tij.

Interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm për fenomenin Petrit Çeku duke mos lënë kështu asnjë ulëse të zbrazët gjersa duartrokitjet për të tregonin edhe dashurinë që ndjente publiku gjersa i dëgjonte tingujt e kitarës së tij, shkruan KultPlus.

Princi i Kitarës, siç e quan vetë portali i Sallës Lisinski i cili ka lajmëruar se shitja e biletave ka qenë edhe rekord, si dhe favoriti i kroatëve kur vjen puna tek kitara, është paraqitur me një bashkëpunim me Pavao Masic, për të performuar “Fantasia for a Gentleman” nga Joaquin Rodrigo.

Çeku poashtu ka performuar edhe si solist dhe muzikant dhome, krahas edhe lojës me Ansamblin e Solistëve të Zagrebit.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM