Kina, prodhuesi më i madh i energjisë solare

1:30 pm 07.02.17

china

 

Kina jo vetëm që është vendi më i populluar në botë , por tani do të njihet edhe si prodhuesi më i madh i energjisë solare.

Të shtunë, Administrata Kombetare e Energjisë lajmëroi se vendi zyrtarisht e mbante këtë titull pasi instaloi kapacitetin fotovoltaik vitin e kaluar.

Në fund të 2016, kapaciteti i Kinës arriti në 77.42 Giga Watt dhe ndërkohë që kjo është impresionuese, kjo zbehet kur e ve përball popullatës masive të vendit.

Duke e parë nga ky këndvështrim , energjia solare përfaqëson vëtëm 1% të energjisë totale në vend.

Por kjo mund të ndryshoje shumë shpejt pasi Kina po dërgon gjithmonë e më shumë vëmendje drejt energjisë më të pastër.

Administrata Kombetare e Energjisë , raporton TechSot.al se Kina do të shtoje dhe 110 Giga Watt brenda 3 viteve në vijm.

Me këtë ritëm në 2030 energjia solare do të zërë 20% të energjisë totale në Kinë.

Pozicioni gjeografik i Kinës e ndihmon atë që të ketë sa më shumë ferma të energjisë solare.

Ky dedikim nga energjisë së rinovueshme sjell një presion mbi kombet e tjera që të bëjnë të njëjtën gjë. / TechSot.al /

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM