Kevin Spacey deklarohet homoseksual në kohën kur akuzohet për ngacmim seksual

7:51 pm 30.10.17

 

Kevin Spacey u deklarua publikisht të hënën se është homoseksual.

Kjo po ndodh në kohën kur ai është akuzuar për ngacmim seksual nga aktori Anthony Rapp, i cili ka thënë se kur ishte 14 vjeçar, më 1986, ishte ftuar nga Spacey në një ndenjë dhe aty ky i fundit ka kërkuar favore seksuale nga aktori i mitur.

Pas kësaj deklarate dhënë për BuzzFeed nga Rapp, ka ardhur edhe reagimi i yllit të Hollyëoodit.

“Ky tregim më ka inkurajuar të adresoj gjëra të tjera rreth jetës sime… Unë kam dashuruar dhe kam pasur takime romantike me meshkuj përgjatë gjithë jetës, dhe tani zgjedhi të jetoj si një mashkull homoseksual.” ka shkruar Spacey në Twitter, transmeton BBC.

 

 

Por, ky rrëfim i aktorit nuk është pritur pa kritika. Editorë dhe kritikë kanë reaguar duke thënë se akuza ndaj Spaceyt nuk duhet të bijë në hije tani kur aktori ka zgjedhur të tregoj se është homoseksual.

“Ai nuk mund të kaloj këtë vetëm pse është homoseksual,” ka thënë Josh Rivers, editor i sapozgjedhur në Gay Times.

“Dyshimi për sjellje grabitqari është sjellje e keqe pavarësisht seksualitetit.

“Kevin Spacey ka zgjedhur momentin jo të duhur për të pohuar seksualitetin e tij, veqanërisht në këtë situatë kur ai akuzohet për diçka mjaft skandaloze.”

Ndërsa, Linda Riley, botuese e revistës Diva dhe bashkë-themeluese e British LGBT Awards, thotë se ka qenë “dëshpëruese” që aktori zgjodhi këtë moment për të treguar se është homoseksual.

“E ndjeva se po i shmangej dyshimeve.

“Ka pasur shumë raste në të kaluarën kur ai ka mundur të deklarohet dhe këtë nuk e ka bërë. Kjo është zgjedhja e tij por është dashur që të shfrytëzoj këtë rast për kërkim falje, derisa për të përvetësuar nga e gjithë kjo është diçka neveritëse.”

Riley ka shtuar më tej: “Krejt këtë deklaratë e shikoj si mjaft manipulative, të jem e sinqertë, ai është përpjekur të kuptoj çfarë ka bërë, por e përdori faktin që është homoseksual si dredhi.”

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM