Kevin Hart konfirmon se ai definitivisht nuk do të prezantojë Oscarët

8:06 pm 09.01.19

Kevin Hart ka konfirmuar se ai definitivisht nuk do të prezantojë Oscarët këtë vit. Komediani amerikan dha dorëheqjen nga ceremonia prestigjioze në dhjetor të 2018, pasi u ripublikuan disa postime të tij homofobike në twitter. Por edhe pse Ellen DeGeneres ka bërë thirrje që ai të rikthehet në ceremoni, Hart tani thotë se “kjo nuk është në planin e Perëndisë për të tani”.

Duke folur në Good Morning America, ylli i komedisë shpjegoi: “Është e vështirë të parashikohet se çfarë mund të ndodhë. Unë nuk dua që njerëzit të mendojnë se ka diçka në mes Akademisë dhe mua.” Kur u pyet për polemikat që rezultojnë nga paraqitja e tij ‘Ellen’, Hart pranoi se ai e ka përfunduar me akademinë  dhe konfirmoi se ai definitivisht nuk do të prezantojë ceremoninë.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM