Këtyre dy aktorëve “u ka rënë në kry” se pse nuk pranuan rolet në ‘La La Land’

1:10 pm 31.01.17

filmi

 

Emma Watson dhe Miles Teller i kanë rënë pishman dhe janë të zemëruar me agjentët e tyre se pse nuk pranuan rolet që fillimisht kanë mundur t’iu jepen atyre për filmin La La Land.

Sipas faqes Page Six, Watson dhe Teller ishin dy aktorët që në fillim u ishte bërë ofertë për rolet kryesore në filmin tashmë shumë të suksessshëm, por që ata kishin refuzuar, qoftë për shkak të parave apo të kërkesave shtesë që aktorët kishin pasur.

Një burim i ka thënë kësaj webfaqeje se tani, pas suksesit të jashtëzakonshëm të filmit La La Land, që fitoi çmime dhe që është 14 herë i nominuar për Oscars, të dy aktorët janë duke u ndjerë të zemëruar me agjentët e tyre për shkak që nuk qenë më syhapur rreth potencialit që kishte ky film, atëherë në fazën e parë të krijimit.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM