Këto janë ushtritë më të fuqishme në botë

4:04 am 06.09.17

 

SHBA, Rusia  dhe Kina janë tri vendet me ushtritë ma të fuqishme në botë.

Të paktën kështu po del nga matjet të cilat janë ba nga Global Fire Power, tue u mbështet në ma shumë se 50 faktorë, transmeton Rrokum.tv.

Matjet nuk bazohen vetëm në numrin e armëve por edhe në diversitetin e tyne pra në llojet e armatimit.

Mjetet bërthamore nuk janë marrë parasysh, kurse fuqia punëtore që e kanë këto vende në dispozicion ka faktor kyç.

Aleatët e NATO’s kanë marrë nji bonus të lehtë në këtë renditje.

Në Ballkan ushtrinë ma të fuqishme po del ta ketë Kroacia e cila në këto matje asht rendit në vendin e 68’t, tue e lanë mbrapa Serbinë e cila asht në pozitën e 83’t.

Shqipnia ka arritë me dalë në vendin e 90’të, tue lanë mbrapa kështu Slloveninë, Bosnen dhe Maqedoninë.

Në këtë tabelë të 133 shteteve, nuk janë përfshi hiq as Kosova dhe Mali i Zi.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM