Këto janë 8 fotografi virale të rreme që i mashtruan të gjithë

2:28 pm 27.02.19

A Guy Creating An Amazing Fried Rice Wave

Kohët e fundit, termi ‘lajmi i rremë’ apo fake news është bërë shumë popullor, por me aftësitë e fotografive të sotme, madje edhe ata prej nesh me syrin më të vëmendshëm mund të mashtrohen lehtësisht. Sa prej këtyre fotografive besoni se janë 100% realë? Kjo listë e përpiluar nga UrbanFm do t’ju tregojë realitetin prapa fotove virale të njohura, kështu që përgatituni për disa fakte që do tu hapin syte dhe ju bëjnë të mendojnë faktin se nuk mund t’i besoni gjithçka që shihni në internet./UrbanFm/

#1 Prapaskenat e luanit të MGMT-së

Behind The Scenes Photo Of MGM IntroNjë fotografi e një luani të ngjitur në një CT për të bërë klipin e famshëm të MGM, është në të vërtetë një foto e një luani që ishte duke u diagnostifikuar në zyrën e veterinerit. Për fat të mirë, luani bëri një shërim të mrekullueshëm dhe tani është plotësisht i shëndetshëm. Gjithashtu, një fakt interesant është se ka pasur 7 luanë që janë përdorur për të krijuar intron e MGM.

#2 Astronauti me qese marihuane në hapësirë

Astronaut Smoking Marijuana In Space

Është e sigurt të thuhet se Chris Hadfield është një nga astronautët më të dashur që kemi. Vlogat e tij të pabesueshëm nga hapësira u janë përgjigjur kaq shumë pyetjeve rreth jetës në gravitet zero, nga pastrimi i dhëmbëve deri tek fjetja, gjithçka është e ndryshme në hapësirë. Nga kjo foto e postuar në internet ju menduat se Chris po pinte hashash në hapësirë, mirëpo dikush në internet e manipuloi foton asisoji saqë të gjithë e besuan këtë. Në fakt në qesen e Chris ishin vezë të pashkëve.

#3 Vala e orizit

A Guy Creating An Amazing Fried Rice Wave

Një nga fotot e fundit virale ishte një ‘meme me oriz të skuqur’ në të cilin shihet një njeri duke bërë një valë të pabesueshme të orizit në tiganin e tij. Imazhi shpejt mori shumë vëmendje në internet dhe njerëz nga e gjithë bota u mahnitën. Për fat të keq, fotografia është e rreme pasi vala e orizit është një skulpturë që shitet në një dyqan të ushqimit të rremë në Tokio.

#4 Djali i vogël duke fjetur afër varrezave të prindërve të tij

 A Kid Sleeping Near His Deceased Parents' Graves In Syria

Një fotografi e një fëmije që fle pranë varrit të prindërve të tij të vdekur në Siri doli të ishte plotësisht e kordinuar, sepse fëmija e njihte fotografin dhe varret nuk u takonin prindërve të tij. Megjithëse ky lloj i fotografisë është ende shumë prekës, kjo dëshmon edhe njëherë se nuk mund t’i besoni gjithçka që shihni në internet.

#5 Shenja jo-aq-mirë e planifikuar nga univerziteti i arkitekturës dhe planifikimit

Not-So-Planned College Name Sign

Pak kohë më parë kjo foto ishte një përfaqësim absolut i humorit të internetit, ky gabim ironik ishte diçka që njerëzit vazhdimisht e ndanë në internet. Për fat të keq, fotografia u manipulua aq mirë, sa nuk ishte aq e lehtë të kuptohej se ishte vërtet e rreme.

#6 Bluza ofenduese e Paris Hiltonit

Paris Hilton's Offensive T-Shirt

E famshmja Paris Hilton është e njohur më së shumti për shpenzimin e një sasie të madhe parash për gjërat që asnjëri prej nesh nuk mund të përballojë. Megjithëse ky person nuk ka ndonjë problem me shfaqjen publike të parave të saj të trashëguara, ajo padyshim që nuk është aq injorante të veshë një t-shirt që thërret njerëz të tjerë të varfër. Ajo thjesht i thërret …  njerëzit e dëshpëruar.

#7 Einsteini në bicikletë me një bombë në prapavi

Einstein Riding A Bicycle As A-Bomb Explodes

Kjo foto e një shpërthimi është fotografuar në të vërtetë 7 vjet pas vdekjes së Ajnshtajnit.

#8 Luani unik i zi

 Unique Black Lion

Nëse do të mund të bënim një listë të temave më të dashura të internetit, kafshët e çuditshme patjetër do të kishin vendin e tyre në top 10she. Duket se gjetja e specieve të çuditshme dhe unike është diçka që gjithkënd e fascionon, dhe nëse nuk ju ka rastisur të gjeni diçka unike në natyre, atëherë mund ta krijoni në photoshop sikur ky luani më lartë.

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM