Këto janë 20 rok grupet më të dëgjuara në platformën Spotify

1:18 pm 14.07.17

 

Platforma muzikore Spotify ka publikuar një listë prej 20 rok grupeve, këngët e të cilave janë dëgjuar më së shumti nga përdoruesit e kësaj platforme.

Ndoshta nuk është befasi e madhe, në vendin e parë radhitet bendi britanik Coldplay.

Pas tyre, në vendin e dytë është grupi Twenty One Pilots, të cilët janë më lart sesa grupi legjendar britanik The Beatles. Këngët e këtyre të fundit u futën në platformën Spotify vetëm në fund të vitit 2015.

Top pesëshja e këtij klasifikimi përbëhet edhe nga Linkin Park dhe Red Hot Chili Peppers.

Lista është përpiluar bazuar në numrin e këngëve të dëgjuara (streams) që secili rok grup ka pasur përgjatë pjesës së parë të vitit 2017, deri më tani.

 

Top 20 Rock Acts Globally on Spotify:

1. Coldplay
2. Twenty One Pilots
3. The Beatles
4. Linkin Park
5. Red Hot Chili Peppers
6. Panic! A The Disco
7. Metallica
8. Arctic Monkeys
9. Queen
10. Fall Out Boy
11. Green Day
12. AC/DC
13. Pink Floyd
14. Blink-182
15. Paramore
16. Guns N’ Roses
17. Nirvana
18. The Rolling Stones
19. The 1975
20. Kings of Leon

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM