Këtij aktori të madh i pëlqen reperi Action Bronson  (foto)

10:53 am 14.09.17

 

Aktori i mirënjohur amerikan, Harrison Ford, ka treguar se i pëlqen reperi Action Bronson dhe emisionet e tija televizive.

Reperi Bronson, me prejardhje shqiptare, është drejtues i emisionit Fuck, That’s Delicious që transmetohet në Viceland, emision ky ku Bronson udhëton dhe ofron informacione për ushqime të ndryshme.

Duke folur për revistën GQ, aktori Ford tha: “Është vërtetë interesant. Një pjesë e tij. Është një shkëputje dhe një shikim brenda botës së dikujt tjetër.”

Kur është pyetur se si ka dëgjuar për emisionin e Bronson, aktori u përgjegj: “Takova një nga korrespodentët në aprtamentin e djalit tim, Malcolmit. Po flinte në shtrat. Një djalë vërtetë i mençur.”

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM