Këta janë kundërshtarët e Trepça ’89 dhe Prishtinës në garat evropiane

11:16 am 19.06.17

 

Sot janë hedhur shortet e para për sezonin 2017/2018 në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës.

Janë dy skuadra kosovare që debutojnë këtë sezonë në këto dy gara evropiane.

Fillimisht u mësua se kundërshtari i Trepça ’89 në raundin e parë të Ligës së Kampionëve, që  do të jetë skuadra Vikingur nga Ishujt Faroe.

Ndeshja e parë do të luhet më 27 ose 28 qershor në Ishujt Faroe, derisa ajo kthyese në Mitrovicë më 4 ose 5 korrik.

Nëse “Xehetarët” e kalojnë rrethin e parë, ata më pas do të përballen me ekipin islandez, FH Hafnarrfjordur.

 

 

Ndërkohë, IFK Norrkoping nga Suedia do të luaj ndeshjen e parë si vendas kundër FC Prishtinës.

Ndeshjet do të luhet më 29 qershor dhe më pas edhe më 6 korrik.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM