Këta janë emrat që Eminem ka bashkëpunuar në albumin e ri

7:36 pm 05.12.17

 

Albumi i ri nga Eminem lëshohet më 15 dhjetor.

Reperi nga Detroit ka bërë publike listën e këngëve që do të gjenden në albumin Revival.

Derisa më herët Eminem lëshoi singlin ‘Walk On Water’, bashkëpunim ky me këngëtaren Beyonce, tani mësojmë edhe emra të tjerë me të cilët ai ka bashkëpunuar në këngët e albumit.

Ed Sheeran është një nga këngëtarët që përfshihet në albumin Revival, në këngën ‘Remind Me’. Të tjerët janë: Alicia Keys, X Ambassadors, Skyler Grey, Khelani, Phresher, Pink.

 

 

Albumi Revival kompleton trilogjinë e albumeve nga Eminem, pas Relapse të vitit 2009 dhe Recovery të vitit 2010.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM