Këta janë emrat e rinj që pranohen në Rock and Roll Hall of Fame

6:21 pm 13.12.17

 

Është bërë publike lista prej pesë emrave që do të futen vitin e ardhshëm në Rock and Roll Hall of Fame.

Ceremonia e 33-të e pranimit të emrave në këtë muze do të mbahet më 14 prill të vitit të ardhshëm në Public Auditorium në Cleveland të Ohios.

Pas një liste të gjatë publikuar gjatë muajit tetor, tani janë konfirmuar pesë emrat që janë pranuar në këtë muze që nderon artistët dhe bendet për kontributin e tyre dhënë në muzikë.

Nina Simone, The Cars, Bon Jovi, The Moody Blues dhe Dire Straits janë emrat që janë pranuar këtë herë.

Ndërkohë, Sister Rosetta Tharpe do të nderohet gjatë natës së ceremonisë, duke u bërë pjesë e Hall’s Early Influences.

Emrat që këtë herë dështuan të pranohen janë Radiohead, Kate Bush, Rage Against The Machine, Depeche Mode, LL Cool J, e disa të tjerë.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM