Këta janë deputetët e rinj në Kuvend

6:07 pm 10.09.17

 

Pas votimit të qeverisë së re të Kosovës, me kryeministër Ramush Haradinajn, edhe në Kuvendin e Kosovës do të ketë disa fytytra të reja të cilat do të zënë vendin e deputetëve të zgjedhur me votën  e qytetarëve e të cilët tani kalojnë në postet e tyre në qeveri.

Duke marrë parasysh që deputetët në momentin që bëhen ministra, zëvendësohen nga koleget e tyre brenda koalicionit, në bazë të renditjes së votave, del që kryeministrin Haradinaj do ta zëvendësojë Nait Hasani nga PDK-ja me, pastaj në vend të Enver Hoxhajt do të vije Fadil Beka po ashtu nga PDK-ja. Kurse, Fatmir Limajn do ta zëvendësojë kolegu i tij nga Nisma për Kosovën, Enver Hoti, transmeton Koha.net.

Në vend të Pal Lekajt, deputet do të bëhet Gani Dreshaj i AAK-së, kurse, në vend të Rrustem Berishës, pjesë e legjislaturës së re do të jetë Bekë Berisha nga AAK.

Vendin e Behxhet Pacollit në Kuvend do ta zë ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani nga radhët e LDK-së.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM