Kështu duket Rami Malek si Freddie Mercury në filmin ‘Bohemian Rhapsody’

5:29 pm 15.05.18

 

Është lëshuar traileri i parë për filmin Bohemian Rhapsody, një biografi për grupin Queen.

Rami Malek luan rolin e frontmenit Freddie Mercury.

Në film gjithashtu luajnë Ben Hardy, Gwilym Lee dhe Joseph Mazzello, në rolet e pjesëtarëve të tjerë të grupit.

Bohemian Rhapsody tregon për themelimin e bendit Queen, dhe kulmin e famës së tyre më 1985 në koncertin Live Aid në Londër.

Filmi del nëpër kinema nga 2 nëntori.

 

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM