Kështu duket koveri i albumit të ri nga Morrissey  (foto)

7:26 pm 10.09.17

 

Pamja artistike e albumit të ri nga Morrissey duket se është shpërndarë nëpër internet.

Shoku i ngushtë i këngëtarit britanik, Linder Sterling, e ka postuar atë që besohet se është koveri i albumit Low In High School.

 

 

Fëmija i paraqitur në kover raportohet të jetë Max Lopez, djali i basistit Mando Lopez i cili ishte në turne me grupin e Morrissey dhe i cili ishte prezent gjatë inçizimit të albumit në Itali.

Edhe një shok tjetër i Morrissey e postoi këtë pamje të albumit në Facebook. Madje, James Maker shkroi se këtë e poston “në përkrahje të shokut, dhe për çështjen e demokracisë.”

Ai gjithashtu ka thënë se HMV ka refuzuar që të shes albumin në Britani për shkak se “koveri artistik është ofendues.”

 

 

Albumi Low In High-School do të dal në treg më 17 nëntor.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM