Kështu duket albumi i ri nga Björk

6:38 pm 31.10.17

 

Björk ka postuar pamjen artistike të albumit të ri dhe ka treguar se kur do të dal ai.

Albumi Utopia do të jetë i nënti i këngëtares islandeze dhe do të dal më 24 nëntor.

SIkurse edhe në albumet e mëparshme, një përkushtim të veçantë Björk i ka kushtuar edhe koverit të albumit. Këtë herë ajo ka bashkëpunuar me Jesse Kanda.

 

 

“Ka të bëjë me kërkimin (për utopinë) – dhe për të qenit i dashuruar,” e ka përshkruar këngëtarja albumin e saj të ri.

“Të kalosh kohën me personin që pëlqen, në çdo nivel është qartazi utopi, më kuptoni? Dua të them, është e vërtetë. Është kur ëndrra bëhet e vërtetë.”

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM