Kështu dukej torta për ditëlindjen e Beyonce  (foto)

11:31 am 07.09.17

 

Më 4 shtator Beyonce e festoi ditëlindjen e saj të 36-të, duke qëndruan në Philadelphia, aty ku burri i saj, reperi Jay-Z, i këndoi këngën ‘Urime Ditëlindjen’ para turmës në festivalin Made In America.

Më herët gjatë asaj dite në dyqanin e ëmbëlsirave Cake Life Back Shop kishte mbërritur kërkesa për një tortë me ngjyrë të verdhë dhe të zezë dhe me forma imituese të kristaleve.

Siç raporton Billboard, kompania kaloi atë ditë për të krijuar torten tre pjesëshe, e cila është dizajnuar edhe përmes mjaltit dhe përmes copave të sheqerit në formë kristalesh.

Në krye të tortës është një kurorë ngjyrë ari e cila ngjan me atë që këngëtarja e kishte patur në paraqitjen e saj në Grammys.

 

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM