Kështu dukej mbrëmë fenomeni “Manhattanhenge” në New York

3:17 pm 31.05.18

 

Qindra qytetarë u mblodhën mbrëmë nëpër pjesë të caktuara të New Yorkut për të qenë dëshmitarë të fenomenit solar të njohur si “Manhattanhenge”.

Të mërkurën mbrëma, në orën lokale 20:12, të gjitha rrugët lindore dhe perëndimore të qytetit u përfshinë nga rrezet iluminuese të diellit në perëndim.

Kjo ngjarje ndodh dy herë brenda vitit kur rrezet e diellit në mënyrë të përsosur depërtojnë nëpër hapësirat mes rrokaqiejve të New Yorkut.

Emri “Manhattanhenge” u shpik nga astrofizikanti Neil deGrasse Tyson në vitin 1996. Ai gjeti frymëzimin tek monumenti britanik Stonehenge.

 

 

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM