Këshilli i Amsterdamit heq shenjën ‘I Amsterdam’ pasiqë bëhet pikë vetëm për selfie

10:05 pm 05.12.18

Shkronjat e ‘I Amsterdam’ janë hequr nga oborri i Rijksmuseum në Amsterdam pasiqë akuzohet se po sillte turizëm masiv.
Këshilli i heqi shkronjat të marten duke shpresuar që do të ulte numrin e turistëve në atë shesh.

Simboli I Amsterdam edhe pse fillimisht u vendos si simbol i përfshirjes, tani po akuzohet se është shume individualist.
Mesazhi fillestar i shkronjave do të ishte që të gjithë ata qe vizitonin Amsterdamin në një mënyrë apo tjetrën ishin pjesë e Amsterdamit.
Shenja u bë tepër e populluar dhe mbi 6,000 selfie u bënë para saj çdo ditë, gjë që zgjoi polemika të llojit ‘Më shumë u intereson njerëzve të bëjnë foto para muzeut sesa të shijojnë veprat artistike brenda muzeut’.

Disa njerëzve nuk po iu pelqen ky vendim, disa edhe protestuan për kthimin e shkronjave në shesh.
Mirëpo këshilli e pa si të nevojshme për të larguar turmat e mëdha nga ai shesh me hapsirë të limituar.

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM