Kërkohet ndërtimi i një muzeu për Gjergj Fishtën

9:58 am 13.02.17

Gjatë vikendit është mbajtur një marsh sensibilizues në Tiranë duke u kërkuar ndërtimi i një muzeu për poetin e madh shqiptar, Gjergj Fishta.

Me bluza të bardha me mesazhe të ndryshme dhe me maska me fytyrën e Fishtës të rinjtë kanë marshuar në mënyrë paqësore nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” drejt sheshit “Nënë Tereza”.

Nisma studentore “Një shtëpi, një muze për trashëgiminë kulturore” synon që me ndihmën e Ministrisë së Kulturës dhe të donatorëve të ndërtojnë një muze për poetin e madh Gjergj Fishta, transmeton Koha.net.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM