Këngëtarja Florence Welch së shpejti edhe si shkrimtare   

3:58 pm 30.11.17

 

Këngëtarja e grupit Florence + The Machine gjatë vitit të ardhshëm do të nxjerr librin e saj të parë.

Useless Magic quhet libri debutues i Florence Welch. Në te do të paraqiten tekste këngësh, poezi, si dhe pjesë artistike që këngëtarja ka punuar në fletoret e saja.

Ky libër do t’u ofroj fansave të këngëtares edhe detaje rreth temave të ndryshme të cilat e kanë frymëzuar atë gjatë karierës së saj në muzikë.

 

 

Libri do të botohet më 5 korrik të vitit 2018, përmes Fig Tree, që është pjesë e Penguin Books.

Florence dhe grupi i saj rikthehen gjatë vitit të ardhshëm përmes koncerteve dhe festivaleve, ku deri më tani janë konfirmuar se do të jenë pjesë e festivalit Melt që mbahet nga 13-15 korrik në Ferropolis të Gjermanisë.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM