Këngëtari amerikan Tom Petty vdes në moshën 66 vjeçare

11:07 am 03.10.17

 

Përmes një njoftimi lëshuar nga familja, është bërë e ditur se në moshën 66 vjeçare ka vdekur këngëtari amerikan Tom Petty.

Petty kishte pësuar një sulm në zemër dhe ishte gjetur i pavetëdije në shtëpinë e tij në Malibu, mëngjesin e së hënës.

Më pas ai është dërguar në spital por nuk ka arritur të kthehet në jetë.

Petty mbetet i njohur për shumë këngë bashkë me grupin e tij The Heartbreakers, derisa disa nga hitet e mëdha janë Free Fallin’, Learning to Fly dhe Refugee.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM