Këngë të padëgjuara nga Jimi Hendrix lëshohen vitin e ardhshëm

3:39 pm 07.12.17

 

Sony Legacy Recordings do të lëshojnë vitin e ardhshëm një album postum të Jimi Hendrix.

Albumi i quajtur Both Sides of the Sky do të dal më 9 mars dhe në te do të jenë 13 këngë që janë realizuar në mes viteve 1968 dhe 1970.

Në këtë album do të gjenden 10 këngë që më parë nuk janë publikuar, siç është koveri i vitit 1969 për këngën ‘Woodstock’ të Joni Mitchell.

Në albumin Both Sides of the Sky do të ketë edhe bashkëpunime, si me Stephen Stills, Jonny Winter dhe Lonnie Youngblood.

Ky album është pjesa e fundit e trilogjisë nga arkivat e Hendrix, pas atij të vitit 2013, People, Hell and Angels, dhe atij të vitit 2010, Valleys of Neptune.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM