Kendrick Lamar, Childish Gambino dhe Drake refuzuan të performojnë Grammy’s

11:55 am 08.02.19

Kendrick Lamar, Drake, dhe Childish Gambino të gjithë kanë refuzuar ofertat për të performuar në Grammys 2019. Ceremonia vjetore e çmimeve  të muzikës do të mbahet të dielën (10 shkurt), me të tre të nominuar për çmime të shumta. Shefi i Grammys Ken Ehrlich, tha për New York Times se, pavarësisht se ata kishin rreth 20 nominime, të tre yjet nuk kishin pranuar të performonin në këtë ngjarje. Përfaqësuesit e artistëve gjithashtu nuk pranuan të komentonin nëse ata do të ndiqnin fare ceremoninë apo jo.

Image result for grammys childish gambino kendrick

“Fakti  është që ne vazhdojmë të kemi një problem me botën hip-hop”, tha Ehrlich. “Kur ata nuk e marrin në shtëpi çmimin e madh, humbin respektin per akademinë, dhe Grammy’s vazhdon të jetë më pak domethënës për komunitetin hip-hop “. Artistët që janë planifikuar të interpretojnë jane Kacey Musgraves, Cardi B, Janelle Monáe, Dua Lipa me St Vincent, Diana Ross, Travis Scott, Lady Gaga dhe një shfaqje bashkëpunuese nga Post Malone dhe Red Hot Chili Peppers./UrbanFm/

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM