Kendall Jenner dhe A$AP Rocky rrugëve të Parisit

9:35 pm 22.01.17

ken1

 

Kendall Jenner dhe A$AP Rocky janë kapur nga fotografërt derisa po shkonin për të bërë shopping në Paris, gjatë ditës së dielë.

Ylli nga Keeping Up With the Kardashians, e cila është në Paris për të përcjellë Javën e Modës, është fotografuar derisa po ecte dhe bisedonte me reperin 28 vjeçar.

Jenner kishte të veshur një pulovër ngjyrë kafe, xhinse dhe këpucë të zeza, derisa Rocky me një pallto të zezë të gjatë, një këmishë, pantallona të kuqe dhe këpucë lëkure Gucci.

Dyshja është kapur disa herë duke qëndruar bashkë, që nga fillimi i vitit të kaluar, por sipas një burimi që ka folur për Us Weekly, nuk ka asgjë serioze në lidhjen e tyre.

“Kendall tani për tani nuk është në ndonjë lidhje serioze. Po takohet vetëm rastësisht.”

 

ken3

ken2

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM