Kelly Clarkson me James Corden në ‘Carpool Karaoke’ (video)

3:38 pm 30.11.17

 

Këngëtarja amerikane Kelly Clarkson ka qenë mysafirja më e fundit në pjesën Carpool Karaoke të emisionit Late Late Show drejtuar nga James Corden.

Gjatë rrugëtimit të tyre me kerr, këngëtarja bashkë me moderatorin kanë kënduar disa hite, përfshirë ‘Stronger’ dhe ‘Because of You’.

Clarkson gjithashtu ka folur edhe rreth asaj se si është cituar në librin e ri të Hillary Clinton dhe për dëshirën e saj nga fëmijëria që të bëhet biologe.

Më vonë gjatë skeçit, Corden e bafason këngëtaren derisa në veturë sjell edhe burrin dhe menaxherin e saj Brandon Blackstock.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM