Kazuo Ishiguro fiton Çmimin Nobel për Letërsi

11:06 am 05.10.17

 

Shkrimtari britanik, Kazuo Ishiguro, është fitues i Çmimit Nobel për Letërsi 2017.

Në ceremoninë e njoftimit u tha se Akademia Suedeze çmon shkrimtarin britanik, të lindur në Japoni, si njeri “i cili, në novelat me fuqi të madhe emocionale, ka nxjerr në shesh greminën poshtë ndjenjës sonë iluzore të lidhjes me botën.”

Ishiguro njihet më së shumti për veprat ‘The Remains of the Day’, ‘Never Let Me Go’ dhe ‘The Buried Giant’.

Shkrimtari 62 vjeçar tha se shpërblimi ishte “kënaqësi e madhe”, transmeton BBC.

Ishiguro ka shkruar tetë libra të cilët janë përkthyer në mbi 40 gjuhë të botës.

“Është një nder i madh, kryesisht pasi do të thotë se unë jam në hapat e autorëve më të mëdhenj që kanë jetuar, dhe ky është një lavdërim i tmerrshëm.”

Lindur në Nagasaki të Japonisë, më 1954, Ishiguro u zhvendos në Angli me familjen pasi babait të tij iu ofrua një detyrë si studiues i oqeaneve.

Në vitin 1989 shkrimtari fitoi çmimin Booker Prize për librin ‘The Remains of the Day’.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM