Katolikët protestojnë në heshtje duke u lutur para ekspozitës së Marina Abrahamović

4:50 pm 14.03.19

Marina Abramovic

Retrospektiva e Marina Abramovic ka udhëtuar në botë dhe sapo është hapur në Poloni, ku katolikët e krahut të djathtë po protestojnë kundër saj – ata pretendojnë se artistja serbe e adhuron Satanain.

Marina Abramoviq: A Czysta / The Cleaner është duke u shfaqur në Qendrën e Artit Bashkëkohor Znaki Czasu në Torun, Poloni. Një grup katolik i quajtur Zawierzam Maryi (‘Unë besoj Marisë’, në anglisht) i ka nxitur njerëzit të demonstrojnë jashtë ekspozitës. Siç raportohet nga artnet News, rreth 40 vetë u paraqitën në heshtje që të luteshin jashtë qendrës, duke dënuar veprën e saj “vernissage Satanic”.

Teoritë konspirative që supozuan se Abrahamovic e adhuron djallin filluan gjatë zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së në vitin 2016. John Podesta, kryetari i fushatës së Hillari Klinton, (të cilit i janë bërë publike e-mail-at në Wikileaks) kishte në inbox një ftesë nga Instituti Marina Abramoviç për eventin ‘Gatim Shpirtëror me Marina Abramovic’. Në atë kohë, u përhap histeria masive në mesin e mediave të ekstremit të djathtë, duke shpërthyer me tregime të trilluara rreth kulturave të seksit dhe ritualeve okulte që përfshinin sakrificën.

” Natyrisht, ngjarja ‘Gatim Shpirtëror me Marina Abramovic’ ishte vetëm një darkë e mbledhjeve të fondeve. Artistes iu desh që të jepte deklarata dhe të mohonte ndonjë lidhje me Satanizmin, duke i quajtur akuzat “absolutisht të egra dhe qesharake”./UrbanFm/

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM