Katalonia të hënën shpall pavarësinë nga Spanja

1:46 pm 04.10.17

 

Sipas zyrtarëve në qeverinë e regjionit të Katalonisë, shpallja e pavarësisë nga Spanja do të bëhet gjatë ditës së hënë.

Kështu raporton Euronews, që njofton se partitë pro-pavarësisë, që kontrollojnë parlamentin regjional, kanë kërkuar debat dhe votim në çështjen e deklarimit të pavarësisë.

Pas kësaj, pritet të bëhet shpallja e deklaratës së pavarësisë, edhe pse nuk dihet saktësisht se kur do të ndodh kjo.

Gjatë një intervistë për BBC, Presidenti i Katalonisë, Carles Puigdemont, tha se do të shpall pavarësinë “në fund të kësaj jave apo në fillim të javës tjetër”.

Ndërkohë, Mbreti i Spanjës, Felipe VI e ka cilësuar referendumin e mbajtur të dielën në Kataloni si illegal dhe jodemokratik.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM