Kasparov merr pjesë në një turne shahu

5:02 pm 06.07.17

 

Ish kampioni i botës në shah, Garry Kasparov, do t’i rikthehet lojës së shahut përmes një turneu që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara.

Kasparov është pensionuar nga profesioni i shahut më 2005, por tani ai do të jetë pjesë e turneut që do të mbahet nga data 14-19 gusht.

“Gati të kuptojë nëse kujtoj ende se si të lëviz figurat! Nëse jo, a do të mund të ju njoftoj prapë për pensionimin tim?”, ka thënë përmes një postimi në Twitter, 54 vjeçari Kasparov, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Kasparov, i cili ka dominuar lojën e shahut për më shumë se 15 vite, do të garojë kundër nëntë lojtarëve të tjerë.

Edhe lojtari numër një në botë aktualisht, Magnus Carlsen nga Norvegjia, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në këtë garë.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM