Kaos nëpër dyqanet franceze, në zbritjet e Nutellas (video)

6:34 am 26.01.18

 

Një ulje e madhe në çmimet e Nutellas ka shkaktuar kaos nëpër dyqanet e rrjetit Intermarche në Francë.

Çmimi për një Nutella pati zbritje për 70%, nga 4.50 euro në 1.40 euro.

Kjo ulje bëri që shumë blerës të “pushtojnë” dyqanet dhe të bëhen pjesë e skenave kaotike vetëm për të marrë sa më shumë artikuj të Nutellas.

“Një gruaje iu tërhoqën flokët, derisa një e moshuar u godit me paketë në kokë, derisa një tjetër pati dorën e përgjakët. Ishte e tmerrshme,” ka thënë një konsumator për gazetën Le Progres.

Shumë video u postuan nëpër rrjetet sociale dhe aty shihet se si ishte gjendja brenda dyqaneve në këtë ditë të uljes së çmimeve për produktet e Nutellas.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM