Kanye West i dhuron 200,000 dollarë dhurata gruas për Krishtlinjde

5:14 pm 27.12.17

 

Kim Kardashian u ka treguar fansave në Instagram dhuratat që ka marrë nga burri i saj, Kanye West, për festën e Krishtlindjeve.

“Për një nga dhuratat e Krishtlindjeve, Kanye më dha një kuti të vogël me një lodër Disney Mickey, dëgjuese Apple, Netflix, karta dhurate të Amazon dhe çorape Adidas,” ka shkruar Kardashian në rrjetin social.

Ajo ka vazhduar duke treguar edhe diçka tjetër: “Por, kur hapa kutinë tjetër aty kishte kapital në Amazon ku morri kartën dhuruese, kishte kapital në Netflix, në Apple, kapital në Adidas dhe në Disney.”

Revista People ka shkruar se këto kapitale që Kanye i ka vendosur në emrin e gruas së tij kapin vlerën e rreth 200,000 dollarëve amerikan.

Për këto dhurata, Kim falënderoi burrin e saj përmes postimit “kujdesi më i mirë nga burri!”.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM