Kanuni shqiptar përkthehet në spanjisht 

6:55 am 14.08.17

 

Kanuni i Lekë Dukagjinit tashmë është duke u përkthyer edhe në gjuhën spanjolle.

“Është hera e parë që kanuni përkthehet në gjuhën spanjolle. Më parë ka qenë përkthyer në gjuhë të ndryshme. Në gjermanisht, në anglisht, në frëngjisht, në serbisht dhe rusisht, dhe kjo ishte hera e parë që lexuesi spanjishtfolës ka mundësi t’i afrohet plotësisht veprës së Kanunit të Lekë Dukagjinit.”, thotë Erisa Ajazi, përkthyese e Kanunit në spanjisht, transmeton Gazeta Shqip.

Kur përmendim lashtësinë e dokumentit nuk mund as ta distancojmë nga ndikimi  që ende edhe sot ka kanuni mbi popullsinë e malësisë së Shqipërisë, në Kosovë, apo dhe vende të tjera ku janë shqiptarët. Pavarësisht se në kohë ai realitet është i largët.

“Kur flasim për Kanunin nuk flasim thjesht për një tekst, por flasim për një realitet të gjallë, i cili ka qenë përcaktues në jetën e shumë brezave. Përmban një strukturë të detajuar të organizimit dhe funksionimit të shoqërisë së asaj kohe. Përmban shumë emërtime.”, thotë Ajazi.

Asgjë nga ato nuk është më aktuale, ndaj nevoja për ta njohur realitetin e asaj kohe, me shtylla si nderi, mikpritja, sjellja dhe fisi, është ajo që po shtyn nxitjen e përkthimit të Kanunit në shumë gjuhë evropiane.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM