Kanadezi gjendet në Amazonë, 5 vite pas zhdukjes  (foto)

10:28 am 09.02.17

Kur të gjitha shpresat pothuajse ishin humbur, është shfaqur i gjallë një kanadez i cili u zhduk në vitin 2012.

Anton Pilipa u bë i gjallë në një zonë 10 mijë kilometra thellë në xhunglën e Amazonës, derisa pesë vite më parë ishte zhdukur nga shtëpija e tij në Vankuver.

Familja e tij bëri të pamundurën për gjetjen, por kalojë vite të tëra në dëshpërim për ish-punonjësin humanitar, i cili dyshohet se vuan nga skizofrenia, transmeton Top Channel.

Një polic brazilian me prejardhje kanadeze është heroi që gjeti 39-vjeçarin edhe me ndihmën e disa agjentëve ndërkombëtar.

“Kam mbetur i befasuar. Kohët e fundit mendonim të gjithë se ai kishte vdekur, ishte i vetmi shpjegim për humbjen e tij”, tha vëllai i Anton.

 

anton2


anton3

anton4

anton5

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM