Kanabisi ua shton dëshirën për seks

1:20 pm 10.12.18

Image result for weed smoking

Sipas një studimi të publikuar në revistën ‘Journal of Sexual Medicine’, përdorimi i kanabisit ndërlidhet me një rritje të shpeshtësisë së seksit.

Me fjalë të tjera, personat që tymosin kanabis janë më të prirë të bëjnë seks më shpesh sesa ata që nuk tymosin.

Pasi i kishin analizuar të dhënat e më shumë se 28,000 femrave dhe 22,000 meshkujve, rezultatet kishin treguar se nuk kanë ndonjë bazë ideja se kanabisi e redukton epshin seksual, e madje nuk ka as ndonjë lidhje mes tymosjes së kanabisit dhe ndonjë çrregullimi në funksionin seksual.

Një tjetër studim, i cili ishte publikuar vitin e kaluar, kishte zbuluar se 68% e femrave që përdorin kanabis para seksit kishin raportuar për më shumë kënaqësi gjatë aktit.

Përndryshe, statistikat thonë se 238 milionë njerëz anë e mbanë botës përdorin kanabis, ndërsa kjo substancë është tashmë e legalizuar në 9 shtete të SHBA-së

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM