Justin Bieber kërcen me një gjyshe në një lokal  (video)

3:14 pm 21.03.17

Këngëtari Justin Bieber ka postuar një video ku ai shihet duke kërcyer me një zonjë të moshuar në një lokal në Zelandën e Re.

Bieber sapo ka përfunduar turneun e tij në Australi dhe në disa vende të lindjes së largët, derisa të shtunën mbajti koncert edhe në Zelandën e Re.

Edhe pas përfundimit të koncertit këngëtari ka qëndruar në këtë vend për disa ditë duke e shijuar atmosferën dhe mikëpritjen e mirë që ka gjetur atje.

Në një postim të tij ai ka ndarë një video ku kërcen, gjysmë i zhveshur, me një zonjë të moshuar.

 

(kliko mbi foto për ta shikuar videon)

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM