Justin Bieber i thotë fansave se është duke kaluar kohë të vështira

9:56 am 13.03.19

Justin Bieber

Justin Bieber është rrëfyer se kohëve të fundit nuk është në gjendje dhe aq të mirë. Ai në një mesazh në instagram tregoi se momentalisht është duke pasur probleme me shëndetin mendor. Këngëtari postoi një foto të vjetër të vetes së bashku me Kanye West dhe menaxherin Scooter Braun, dhe kishte një kërkesë për fansat e tij- që të “luteshin për të”

 

Ai shkroi: “Dua të ju informoj pak në lidhje me çka po ndodhë në jetën time me shpresë se do të rezonoj me disa prej jush. Jam duke kaluar nëpër kohë të vështira. Ndjehem i shkëputur dhe i çuditshëm. “Unë gjithmonë kthehem në normalitet, kështu që unë nuk jam i shqetësuar vetëm kërkoj nga ju që të luteni për mua. Zoti është besnik dhe lutjet tuaja me të vërtetë pranohen .. ”
Muajin e kaluar, Bieber u hap për të kaluarën e tij të trazuar dhe betejat me depresion dhe varësinë e drogës në një intervistë të sinqertë me Vogue./UrbanFM/

Image result for justin bieber

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM