Juncker gëzon Shqipërinë: Synoj të propozoj hapjen e negociatave

8:14 pm 05.12.17

 

Presidenti i Këshillit të Evropës, Jean-Claude Juncker, ka vlerësuar punën e qeverisë së Shqipërisë dhe ka thënë fjalë pozitive për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

“Jemi në pikën ku mund t’i rekomandoj Këshillit hapjen e negociatave me Shqipërinë. Nëse vijojnë rezultatet pozitive, synoj t’i propozoj këshillit hapjen e negociatave. 6 muajt e fundit do të jenë thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë. Biseduam me kryeministrin Rama për arritjet e muajve të fundit. Na kanë lënë mbresa reformat e realizuara në Shqipëri”, deklaroi Juncker gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, transmeton Top Channel.

I të njëjtit qëndrim duket se ka qenë edhe kryeministri shqiptar i cili theksoi se muajt e ardhshëm mund të jenë vendimtarë për të ardhmen e vendit.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM