Johnny Depp nuk do jetë më Jack Sparrow

3:14 pm 26.10.18

 Skenaristi i ‘Pirates Of The Caribbean’, Stuart Beattie ka sugjeruar që Johnny Depp të mos e marrë më rolin kryesor në film.

‘Jack Sparrow’ ishte personazhi kryesor në pesë filma të ‘Pirates Of The Caribbean’ për 15 vite, rol të cilin e ka luajtur vetëm Depp.

Por duket se kapiten Jack Sparrow ka bërë udhëtimin e tij të fundit në Pearl Black.Beattie është i pari që ka konfirmuar se Disney Studios po heq dorë nga ylli i Hollywood për të bërë ndryshime në film.

55-vjeçari, i cili është ndjekur nga dramat personale gjatë katër viteve të fundit, bëri ‘shëtitjen e tij të fundit’ si Sparrow në Dead Men Tell No Tales, i cili kishte performancën më të ulët të filmave.Skenaristi konfirmoi largimin e Depp gjatë një interviste në tapetin e kuq të Hollywood për DailyMailTV./KosovaPress/

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM