Jimi Hendrix – ‘Lover Man’

6:17 pm 11.03.18

 

Është lëshuar videospoti për këngën ‘Lover Man’ nga Jimi Hendrix.

Experience Hendrix ka lëshuar këngën e padëgjuar më parë, duke shënuar kështu daljen e albumit postum Both Sides of the Sky.

Videospoti për ‘Lover Man’ është punuar nga John Vondracek dhe në te paraqiten pjesë nga arkivat e videove të Hendrix duke performuar këngën bashkë me grupin e tij Band of Gypsys, si dhe pamje nga luajtet në kitarë që Hendrix i bënte në shtëpi.

Albumi Both Sides of the Sky përfshin 10 këngë të Hendrix të cilat asnjëherë zyrtarisht nuk ishin lëshuar, ndër to edhe ‘Jungle’, ‘Send My Love to Linda’ dhe ‘Mannish Boy’.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM