Jim Carrey: Dikur isha në depresion, tani jo

12:55 pm 23.11.17

 

Aktori i mirënjohur amerikan ka folur rreth betejës së tij me depresionin, duke thënë se tani ndihet shumë më mirë.

Ylli i filmave si Bruce Almighty dhe Ace Ventura kishte folur rreth kësaj çështjeje së pari në vitin 2004, kur për CBS News kishte thënë se “ekzistojnë maje, ekzistojnë lugina. Por janë të prera dhe të zbutura, dhe të duket se je duke jetuar në një nivel të ulët të dëshpërimit. Ku nuk merr ndonjë përgjigje, por që jeton mirë. Dhe mund të qeshësh në zyre. Më kuptoni? Por, është një nivel i ulët i dëshpërimit. E kuptoni?”

Tani, duke folur përsëri rreth ballafaqimit të tij me depresionin, Carrey ka thënë se tani depresioni i tij “nuk qëndron aq gjatë sa të më zhys mua”.

“Tani unë nuk kam depresion,” ka tha Carrey për gazetën britanike i. “Nuk ndodh një eksperiencë e depresionit.

“E kam patur atë për vite, por tani, kur bie shiu, bie por nuk qëndron. Nuk qëndron aq gjatë sa të më zhys dhe të më përmbys mua.”

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM